Eredivisie Futboll Sport

A është ky autogoli më i bukur që keni parë? (VIDEO)

Një sulmues u pendua menjëherë sapo provoi të bënte mbrojtësin, pasi në një ndërhyrje të minutës së fundit dërgoi topin në portën e tij në mënyrën më spektakolare të mundshme. “incidenti” i pafat i ndodhi sulmuesit të Sparta Roterdam, Stijn Spearings, në ndeshjen vendimtare në playoff kundër Dordrecht.

22-vjeçari u përpoq të largonte topin me gjithë forcën në përpjekje për të marrë topin nga lojtari kundështar, por realizoi një supergol… fatkeqësisht në portën e tij.Shihni videon dhe do të bindeni që ishte një gol i mrekullueshëm, por pjesa më e bukur është se portieri Roy Kortsmit vendosi që të mos i përdorte duart për të ndaluar topin, por u hodh për ta kapur me kokë.

Autogoli i Spearings u shënua një minut para fundit të ndeshjes, që u duk se do të mbaronte në barazim, por Dordrecht nuk e mbajti dot rezultatin dhe Sparta arriti të realizonte golin e fitores me Robert Muhren në kohën shtesë. Tani, Sparta do të përballet me FC Emmen në finalen e playoff-it për të vendosur se cila skuadër do të luajë në kategorinë e parë vitin e ardhshëm.

Related posts

Sulmuesi 50-vjeçar e vazhdon kontratën me skuadrën

Q.Autor

JUVENTUS-ATLETICO MADRID/ Luhet përballja miqësore mes dy “TITANËVE”, masin forcat para sezonit të ri

Delo.autor

KUKËSI FITON PENALLTI PËRBALLË PARTIZANIT/ Shikoni ekzekutimin nga Shkurtaj (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment