Futboll Sport

MODRIÇ MBËRRIN NË MILANO/ Thotë fjalët e para si futbollist i ardhshëm i kuqezinjve

Luka Modriç është lojtari më i ri i Milanit. Mesfushori kroat ka zbarkuar në Milano ku tha edhe fjalët e para.

39-vjeçari duket entuziast për aventurën e re që e pret. Igli Tare me Milanin këmbëngulën për të që në ditët e para të merkatos, ndërsa transferimi mund të vinte vetëm pas Botërorit të Klubeve.

 

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Sfida të mëdha më presin dhe do të kem kohë që të flas për çdo gjë”, u shpreh Modriç në fjalët e tij të para.

Fjalët e Modriç: (VIDEO)

“Përshëndetje të gjithëve, sapo mbërrita në Milano. Shumë i lumtur që ndodhem këtu, për të vijuar një aventurë të re në karrierën time. Një përqafim i madh për të gjithë”, u publikua më pas mesazhi i kroatit nga “Djalli”.

Related posts

ASSIST PERFEKT I DE BRUYNE/ City vendos superioritetin (VIDEO)

F.autor

Pjesa e parë/ Lushnja i bën rezistëncë Kamzës

Sadik.Autor

​YLLI ARGJENTINAS I PSG-SË/ Di Maria: Kur eliminohemi, Messi godet murin me…

Isa.Autor

Leave a Comment