Futboll Sport

ZYRTARE/ Marcus Rashford transferohet te Barcelona, huazim me të drejtë blerje

Marcus Rashford është zyrtarisht lojtari më i ri i Barcelonës. Klubi katalanas dhe Manchester United kanë konfirmuar marrëveshjen për huazimin e sulmuesit anglez për sezonin 2025-26, me të drejtë blerjeje në fund të edicionit.

27-vjeçari i cili kaloi gjysmën e sezonit të kaluar në formë huazimi te Aston Villa duke realizuar 10 gola në 17 paraqitje, tashmë do të veshë fanellën e Barçës, me ‘SkySports’ që raporton se Barcelona do të mbulojë plotësisht pagën e lojtarit, ndërsa ka siguruar një klauzolë blerjeje prej 30 milionë eurosh.

Rashford largohet nga Manchester United pas një karriere të gjatë në “Old Trafford”, ku debutoi si adoleshent dhe realizoi 138 gola në 426 ndeshje, duke fituar pesë trofe me klubin ku u formua si futbollist

 

 

Fanella me numrin 14 është e rezervuar për sulmuesin anglez në ‘Camp Nou’, ndërsa pritet që Rashford të jetë menjëherë në dispozicion të trajnerit për fazën përgatitore dhe ndeshjet e para të sezonit të ri në La Liga.

Related posts

“NOTORIOUS” KËRKON REVANSH ME KHABIB/ Vjen përgjigjja nga rusi: S’do të jesh kurrë kampion

Delo.autor

BASKETBOLL VENDI/ Federata zyrtarizon datat e sezonit të ri sportiv

Delo.autor

SHQIPËRIA MBAN SHPRESA/ Brajan Gruda tregon se e ka mendjen vetëm te Gjermania

F.autor

Leave a Comment