Futboll Sport

ZYRTARE/ Szczesny rinovon me Barcelonën deri në vitin 2027

Wojciech Szczesny do të vazhdojë të jetë pjesë e Barcelonës edhe për dy vite të tjera. Klubi katalanas ka konfirmuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me portierin polak, i cili tashmë ka firmosur deri në verën e vitit 2027, kur do të jetë 37 vjeç.

Kontrata e mëparshme e Szczesny kishte skaduar javën e kaluar, por trajneri Hansi Flick ka insistuar që ta ketë veteranin në dispozicion që në ditët e para të përgatitjeve për sezonin e ri.

Szczesny, i cili kishte njoftuar tërheqjen nga futbolli, u rikthye nga ‘pensioni’ më pak se dy muaj pas largimit, për të zëvendësuar Marc-André ter Stegen, i cili u dëmtua rëndë në shtatorin e kaluar. Fillimisht i detyruar të presë në stol për tre muaj, portieri polak fitoi vendin e titullarit në janar dhe e përfundoi sezonin si një nga lojtarët kyç të skuadrës.

LEXO EDHE:
Një nga yjet e Kroacisë, Ivan Rakitic i jep lamtumirën futbollit të luajtur
Gjatë sezonit të kaluar, Szczesny ndihmoi Barcelonën të fitojë La Ligan, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës, duke dëshmuar përvojën dhe stabilitetin që solli në prapavijë.

Me transferimin e Joan Garcia, për të cilin Barcelona aktivizoi klauzolën e lirimit këtë verë, pritet që Szczesny të ketë një rol si rezervë në sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, drejtuesit e klubit dhe trajneri Flick e vlerësojnë shumë ndikimin e tij në dhomën e zhveshjes dhe eksperiencën në ndeshje të mëdha.

Aktualisht Barcelona ka katër portierë të ekipit të parë, duke krijuar konkurrencë të fortë për pozicionin mes shtyllave në sezonin 2025-26.

Related posts

ZYRTARE: UEFA dhe Covid-19 “flakin” Tottenham nga Conference League

Delo.autor

KA LUAJTUR VETËM 9 NDESHJE/ Dështoi në Premier League, Celtic do sulmuesin shqiptar…

Delo.autor

ZBULOHET “BOMBA” E MERKATOS/ Ronaldo, Icardi, Kupa e Botës 2022…, çfarë efekti domino në aksin Juventus-PSG

Delo.autor

Leave a Comment