Futboll Sport

LARGOHET NGA KUKËSI/ Fatjon Tafaj zyrtarizohet si trajneri i ri i ekipit kombëtar U-17

Fatjon Tafaj është trajneri i ri i kombëtares shqiptare U-17 të futbollit. Federata ka arritur marrëveshjen me trajnerin shqiptar, i cili do të ulet që sot në stolin kuqezi dhe do të drejtojë ekipin në ndeshjet e ardhshme zyrtare e miqësore.

Tafaj ka një përvojë të gjatë dhe të vyer në fushën e trajningut. Së fundmi, ai ka drejtuar ekipin e Kukësit, ndërsa më herët ka qenë trajner i Kamzës dhe zëvendës-trajner në ekipe si Dinamo City, Partizani, Shkëndija, Kukësi, Kamza dhe Vllaznia. Nga nëntori i vitit 2018 deri në nëntor të 2019-s, Fatjon Tafaj ka qenë edhe pjesë e stafit teknik të Kombëtares U-21, në rolin e zëvendës-trajnerit.

Trajneri 43-vjeçar do të drejtojë ekipin kombëtar U-17 për dy vitet e ardhshme sipas kontratës së nënshkruar me FSHF.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Jahmir Hyka REALIZON një “MAGJI” nga DISTANCA në Izrael (VIDEO)

Delo.autor

REAL MADRID NË KRIZË/ Zidane: Ekipi duhet të ndryshojë dinamikën dhe të fitojë, në të kundërt…

Delo.autor

TREGON SI FERGUSON E SHNDËRROI NË “MAKINERI” GOLASH/ Evra: Tek Manchester United nuk isha human…

Delo.autor

Leave a Comment