Futboll Sport

ARMANDO BROJA I JEP FUND PRITJES/ Vjen prezantimi në klubin e ri: Do jap gjithçka nga vetja

Armando Broja është një futbollist i ri i Bërnlit. Klubi i Premier Ligës ka bërë të ditur transferimin përfundimtar të sulmuesit nga radhët e Çelsit, por pa shpjeguar detajet financiare të marrëveshjes.

Broja ka firmosur për 5 vite me klubin e sapongjitur në Premier Ligë dhe pritet të ketë minutat që i kanë munguar në vitet e fundit në eksperiencat e tjera në huazim në skuadra të ndryshme.

“Jam shumë i kënaqur që jam këtu si një futbollist i Bërnlit. Është një periudhë me të vërtetë pozitive për t’u bashkuar me këtë klub përpara fillimit të sezonit të ri të Premier Ligës. Mezi pres të filloj! Ndihem mirë, jam gati dhe jam i emocionuar për sfidën e të luajturit për këtë klub.

Që tani mund ta ndiej mbështetjen nga tifozët e Bërnlit. Mund t’ju them të gjithëve se do të jap gjithçka nga vetja sa herë që vesh këtë fanellë të famshme”, tha Broja pas firmës në kontratë.

Related posts

Nuk ndodhte prej më shumë se një dekade, në Madrid duket si ëndërr

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Davies trullos Barcelona dhe servir “manita” për Kimmich (VIDEO)

Delo.autor

SHPJEGON SE VICTORIA ËSHTË SI PIPPO INZAGHI/ Beckham: Ka 25 vite që ha saktësisht të njëjtat gjëra

Delo.autor

Leave a Comment