Futboll Sport

DHIMBJE KOKE PËR ALEGRIN/ Milani humbet sulmuesin për javën e parë të Seria A

Milani e ka humbur Rafael Leaon për ndeshjen e javës së parë. Sulmuesi nuk do të jetë në dispozicion të Alegrit ndaj Kremonezes, pas dëmtimit që pësoi kundër Barit në Kupën e Italisë.

Leoa është alternativë e preferuar në sulm për Alegrin. Ky i fundit duhet t’i bëjë llogaritë pa futbollistin portagez, ndërsa në dyshim mbetet edhe transferta e Leçes.

Leoa u zëvendësua pasi kishte shënuar golin e parë ndaj Barit. Futbollisti i Milanit nuk ia doli të vazhdonte më tej duke lënë fushën pas 17 minutave lojë.

“Futbollisti nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Kremonezes, ndërsa do të vlerësohet gjendja e tij çdo ditë për transfertën e Leçes”, shkruhet në komunikatën e Milanit.

Related posts

“ATË QË BËRI RONALDINHO NUK DO E HARROJË KURRË”/ Messi kërkon 500 gola në La Liga (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

“PARTIZANI VINTE PAS NJË NGËRÇI PSIKOLOGJIK”/ Mehmeti: Merkato? Jemi në kërkim të një sulmuesi

Delo.autor

BARCELONA-BETIS/ Mbrojtësi kundërshtar bën portierin ndaj Dembeles, Messi shënon sërish me penallti (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment