Futboll Kategoria Superiore Sport

NGA XHILBERTO TEK GUGASH MAGANI/ Ja ku janë fituesit e fundit të Tiranës në derbi

JA KU AKTIVIZOHEN AKTUALISHT FITUESIT E FUNDIT TË TIRANËS NË DERBI (7 SHKURT 2014):

ILION LIKA – Aktualisht është pjesë e Tiranës këtë sezon, por tani si portier i dytë. ENDRI VRAPI- Nuk luan më futboll, por është zëvendëstrajner te Teuta.

ENTONIO PASHAJ- Momentalisht luan në Belgjikë me KFC Epegemin, skuadër e divizionit të dytë amator. GENTIAN MUÇA- Është pjesë e Tiranës këtë sezon, por si zëvendësues.

REALDO KALARI – Aktualisht është pjesë e Partizanit këtë sezon, por si zëvendësues.

DORIAN KËRÇIKU – Është pjesë e Tiranës këtë sezon dhe do të jetë në fushën e lojës.

ERANDO KARABECI – Kapiteni i bardhebluve. Aktualisht është pjesë e Tiranës këtë sezon dhe do të jetë në fushën e lojës.

ERLIND KORESHI – Mesfushori prej janarit është pjesë e Kastriotit në Kategorinë Superiore.

FRENSIS KAHATA – Që prej Tiranës është kthyer në Kenia dhe luan me Gor Mahian.

MARIO MORINA – Luan në kampionatin kosovar me Prishtinën dhe mund të shpallet kampion.

XHILBERTO FURTUNADO – Shënuesi i golit fitues në derbi luan në Bolivi me Sport Boys. IVAN DELIÇ – Aktualisht luan në Mal të Zi me ekipin e Buduçnostit.

YAMIN SELEMANI NDIKUMANA – Është pjesë e skuadrës Al-Adalh FC, në kampionatin e Arabisë Saudite. MENSUR LIMANI – Lojtari kosovar ka lënë futbollin e luajtur dhe tani merret me biznes.

GUGASH MAGANI – Trajneri i Tiranës asokohe, tani drejton Besën në Kategorinë e Parë.

Related posts

KA VUAJTUR DËMTIME TË SHUMTA/ Inter me plan të specializuar për “motorin” e mesfushës

Delo.autor

RUSI 2018/ Prostituta dhe alkool, skandali që ka ndezur Meksikën para Botërorit

Sadik.Autor

Është bërë FENOMENI I RRJETEVE SOCIALE/ “Sergio Ramos, je me fat që nuk luan kundër meje” (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment