Futboll Sport

ELEMINIMI NË CONFERENCE LEAGUE/ Trajneri i Hajdukut pas humbjes me Dinamon: Gjërat nuk shkuan si duhet

Trajneri i Hajduk Split, Gonzalo Garcia analizoi humbjen 3-1 ndaj Dinamos në Conference League.

“E nisëm ndeshjen me një ritëm më të ulët se kundërshtari. Ata nisën të luanin me presion të lartë dhe ne vonoheshim në të gjitha situatat, në duele. Na shënuan gol, por nuk patën ndonjë rast të madh. Ne ishim gjithmonë pranë zonës së tyre, por nuk shënuam. Luajtëm mirë edhe me dhjetë lojtarë, pastaj ata shënuan nga 25 metra. Më pas shënuan edhe golin e tretë. U munduam, por ishte e vështirë. Provuam të dilnim përpara.Nuk do të qaj, por në dy ndeshjet patëm shumë raste. Ata ishin shumë efektivë. Ata shënuan një gol nga distanca e largët edhe në ndeshjen e parë. Sot nuk patëm atë energji të lartë, por mendova se do të kalonim sepse patëm shumë raste dhe e kontrolluam ndeshjen.

Related posts

BAYERN MUNICH-PSG/ Çmontohet sulmi i skuadrës së Flikut, ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

FUTBOLLI SHQIPTAR NË ZI/ Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Tiranës dhe Kombëtares…

Delo.autor

Messi sfidohet nga një shqiptar, efikasiteti i tij është mbreslënës

Sadik.Autor

Leave a Comment