Futboll Sport

FORMACIONI I MUNDSHËM/ Balaj në formë, Sedloski do një sforco të fundit

Vllaznia luan sezonin në Ballsh dhe pavarësisht se çfarë mund të ndodhë me Teutën e vendit të katërt, duke të marrë patjetër fitore kundër Bylisit për të shpresuar deri në fund te Europa. Sfida është shumë delikate, për vetë faktin se kundërshtari lufton për mbijetesë dhe gjithashtu synon vetëm triumfin.

Në rast se shkodranët fitojnë dhe nga ana tjetër Teuta barazon apo humbet ndaj Partizanit, atëherë Vllaznia do të ngjitet e katërta, duke konsideruar të arritur objektivin e Europës. Janë shumë variante në lojë dhe kombinime rezultatesh që mund të nderojnë kuqeblutë, por sot skuadra e Goce Sedloskit duhet të bëjë detyrën, që është fitorja.

Nga sa është parë në seancat stërvitore, trajneri maqedonas ka projektuar një formacion sulmues, teksa do të luajë në Ballsh gjithçka për gjithçka. Në këtë fundsezoni ajo që ka ngrohur stafin teknik është forma e mirë e sulmuesit Bekim Balaj. Pasi i shënoi Partizanit në kryeqytet, shkodrani realizoi edhe ndaj Laçit një gol shumë të bukur, por që në fund nuk mjaftoi për tri pikët. Sot shpresohet që sulmuesi me shumë eksperiencë, i cili ka veshur edhe fanellën kuqezi të Kombëtares shqiptare, të nderojë skuadrën në një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit. Trajneri Sedloski do të bazojë lojën pikërisht te shtatlarti, i cili në ndeshjet e fundit është furnizuar më tepër me krosime nga krahët, qoftë nga Latifi dhe Çoba, por edhe nga Hoxhaj e sidomos Hakaj, që në linjën e majtë po e ndihmon shumë skuadrën.

SITUATA – Përveç kapitenit Erdenis Gurishta dhe mbrojtësit të djathtë, Geralb Smajli, që kanë mbyllur me kohë sezonin për shkak dëmtimesh, një mungesë e rëndësishme në repartin e prapavijës do të jetë edhe ajo e malazezit Darko Bulatoviç. Ky i fundit ka marrë pushimet para kohe, pasi me kartonin e verdhë që mori në ndeshjen ndaj Laçit, plotësoi numrin e tyre dhe është i pezulluar për sfidën në Ballsh. Megjithatë, alternativat për trajnerin nuk mungojnë dhe ai pritet të luajë në repartin e mbrojtjes me të njëjtët lojtarë si kundër Laçit. Shtatlartët Shehi dhe Juriç do të formojnë qendrën, ndërsa Kruja dhe Hakaj do të luajnë nga krahët. Në formacion dilema e vetme është nëse do të luajë nga minuta e parë Ardit Hoxhaj apo do të ketë një rikthim të mesfushës me tre lojtarë, ku mund të zërë vend Herald Marku.

Formacioni i mundshëm:

VLLAZNIA: Zogoviç; Kruja, Shehi, Juriç, Hakaj; Boshnjaku, Jonuzi, Marku; Çoba, Latifi, Balaj;
Trajner: Goce Sedloski

Related posts

MILAN-VERONA/ Pioli hedh “artilierinë e rëndë” në fushë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

INTERI MENDON TA SHKËMBEJË ME ERIKSENIN/ Mesfushori shqiptar vendos për të ardhmen

Delo.autor

LIVE/ Europa League: Arsenal siguron finalen, Chelsea vuan në “Stamford Bridge”

Delo.autor

Leave a Comment