Futboll Sport

TESTOHET FORMACIONI I DYTË/ Vllaznia mposhtet në miqësore nga skuadra që ra në Kategorinë e Parë

Vllaznia ka zhvilluar një miqësore ditën e shtunë ndaj Laçit në Kurbin, ku shkodranët janë mposhtur me rezultatin 2-1. Duel në të cilin kuqeblutë kanë aktivuzuar totalisht formacionin e dytë, teksa gjatë 90 minutave janë aktivizuar edhe futbollistë nga të rinjtë apo edhe nga Vllaznia B. Në mënyrë që të “testohen” elementë që mund t’i shërbejnë skuadrës në Superiore për edicionin 2025-26. Për t’u rikthyer tek miqësorja me Laçin, Vllaznia është prezantuar me një formacion shumë të “miksuar” ku emrat më të njohur që e nisën si titullarë ishin ata të Pusit dhe Tafilit. Teksa për herë të parë luajti për Vllazninë në një ndeshje, portieri gjerman, Phols. Me gardianin që e nisi nga minuta e parë duelin ndaj bardhezinjëve, e ndërsa ndër futbollistët e tjerë të aktivizuar ishin edhe Brahimi, Delaj, Seaatle, Ara, Kubazi, Fall, Kurt dhe Murataj. Me treshen Fall, Seaatle dhe Kurt që ende janë në një periudhë prove tek Vllaznia, dhe duhet të bindin stafin teknik për një kontratë të mundshme.

Pjesa e parë e ndeshjes është dominuar totalisht nga kuqeblutë, që pavarësisht një formacioni ku nuk ishin asnjë nga titullarët e zakonshëm arritën të shfaqnin një nivel të mirë futbolli. Duke gjetur edhe golin me Aren, i cili shfrytëzon mjaft mirë një top të kthyer nga portieri kundërshtar duke kaluar në avantazh ekipin e Martinit.Në pjesën e dytë, trajneri shkodran ndërron sërish totalisht formacionin, duke aktivizuar gjithë të rinjtë e po ashtu futbollistë nga Vllaznia B. Ndryshime që ndikojnë në rezultatin përfundimtar të takimit, pasi është Laçi që përmbys gjithçka për shifrat 2-1, duke fituar kështu miqësoren ndaj shkodranëve. Rezultat që absolutisht nuk ndikon aspak tek Vllaznia, me Martinin i cili u shpreh i gëzuar dhe i bindur nga performanca që zhvilluan disa prej elementëve të shkodranëve në këtë ndeshje.

Formacioni i Vllaznisë: Pohls, Brahimi, Fall, Pusi, Delaj, Murataj, Tafili, Kurt, Seaatle, Ara, Kubazi. U aktivizuan: (Bunjaj, Temja, Papaj, Halili, Lo, Mustapha, Hajdari)

Related posts

SHERRI ME AGNELLI-N PAS ELIMINIMIT NË COPPA ITALIA/ Conte kërkon falje: Reagova në mënyrë të gabuar

Delo.autor

HUMBJA NDAJ “SHIJAKASVE”/ Ish-drejtori i Vllaznisë: Dikur fitonim me të rinjtë në mes të dhunës (FOTO)

Delo.autor

DJALI MBUSH 10 VJEÇ/ Ja çfarë i bleu Ronaldo, zbulohet çmimi i pabesueshëm i dhuratës

Delo.autor

Leave a Comment