Futboll Sport

ZYRTARE/ Fitoi 9 trofe me Mançester Sitin, futbollisti vendos të qëndrojë deri në vitin…

Lajmi kishte qenë në ajër, por tani është zyrtar. E ardhmja e Ruben Diash do të mbetet te Mançester Siti. Mbrojtësi portugez e zgjati kontratën e tij me klubi deri në qershor 2029.

“Ruben Diash ka nënshkruar një kontratë të re katërvjeçare me Mançester Sitin. Diash është krenar që ka mundësinë të luajë në nivelin më të lartë për një dekadë. Mbrojtësi ka luajtur një rol kyç në sukseset tona të fundit dhe kjo marrëveshje e re e lidh atë me Klubin deri në verën e vitit 2029. Ai u bashkua me Sitin në shtator 2020 nga Benfika, klubi i fëmijërisë së tij, dhe është bërë një shkëmb në zemër të mbrojtjes sonë. Diash bëri më shumë se 200 paraqitje për Sitin dhe fitoi nëntë trofe gjatë pesë sezoneve të tij në stadiumin Etihad, duke përfshirë katër tituj të Premier Ligë dhe një Ligë të Kampioneve, ndërsa gjithashtu fitoi çmime të shumta individuale”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e klubit.

Related posts

ZHGËNJIMI I ITALISË/ Mançini mbron zgjedhjet e tij: Ne e dinim se kjo do të…

Isa.Autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Këto janë sfidat e turit të dytë që do të zhvillohen ditën e sotme

Delo.autor

Icardi largohet? As qe behet fjale, vjen Martinez per t’i bere shoqeri! Do te largohen….

Sadik.Autor

Leave a Comment