Futboll Sport

TËRHIQET ICARDI/ Wanda Nara lëshon mesazhe paqeje me Interin dhe tifozët (FOTO)

E ardhmja e Mauro Icardit vijon të jetë e paqartë edhe pse sot në mëngjes, bashkëshortja e tij Wanda Nara ka postuar një mesazh të qartë. “Të gjithë në stadium dhe forca Inter”. Sulmuesi argjentinas nuk do të jetë në fushë sot në ndeshjen që zikaltërit do të luajnë ndaj Sampdoria.

Gjithsesi, ky mesazh ka shenjën e paqes dhe të afrimit të lojtarit me klubin edhe pse Interi i hoqi shiritin e kapitenit. Përveç mesazhit të publikuar Wanda Nara ka kaluar kohë edhe duke iu përgjigjur fansave të saj, kur e pyesnin për të ardhmen e sulmuesit.

Përgjigjet e Wanda Nara, në lidhje me faktin se Icardi duhet të qëndrojë tek Interi kanë qenë dy zemrat me ngjyrat e Interit, të zezë dhe të kaltër.

Duket se palët po shkojnë drejt paqes, për të rikthyer qetësinë e dikurshme. Raundin e parë e fitoi klubi, por shpejt palët do të ulen e të flasin për rinovimin e kontratës së sulmuesit.

 

Related posts

EKSOD tek Manchester United/ Ja dy lojtarë që do të largohen këtë verë

Sadik.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Arsenal ofron 50 milionë euro për mbrojtësin Hakimi, ja vendimi që marrin klubi “Zikaltër”…

Delo.autor

MERR FUND DILEMA/ Mediat spanjolle ZBULOJNË se ku do të transferohet SADIKU

Isa.Autor

Leave a Comment