Futboll Sport

BROJA NUK JEP ATË QË PRITEJ/ Trajneri i Burnley i del në krah: S’duhet të humbim durimin, Armando ka vite që s’luan rregullisht

Edhe pse deri më tani e ka aktivizuar që nga minuta e parë vetëm në dy takime të Carabao Cup (përballë Derby County dhe Cardiff City), trajneri i Burnley-t ka lënë të kuptohet se Armando Brojës ka nevojë për punë dhe kohë që të jetë gati plotësisht.

Të martën mbrëma, kundër Cardiff City-t, Broja qëndroi në fushë për 78’, por dështoi që të linte gjurmë pasi ishte autor i një ndeshjeje nën nivel.

“Mendoj se duhet që të tregohemi të qetë dhe të bëjmë durim me Armandon. Atij i duhet punë pasi në vitet e fundit nuk ka luajtur rregullisht. Të gjithë ne duhet që të tregohemi të qetë dhe të bëjmë durim pasi për momentin sulmuesi është në këtë pikë ku është dhe e pranoj se ka nevojë për punë”, tha Scott Parker.

Mes të tjerash trajneri i Burnley tha se 24-vjeçari kishte bërë hapa para krahasuuar me ndeshjen e parë që nisi nga minuta e parë në Carabao Cup. “Po ta krahasojmë performancën e Brojës sot me atë që bëri një muaj më parë ka pëërmirësim, por ai ka ende shumë nevojë për stërvitje. Ai do të jetë i rëndësishëm për ne këtë sezon prnadaj duhet që të punojë shumë për të na ndihmuar”, arsyetoi Parker.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Sfidën do ta gjykojë një jurist, ja 4-shja që do të vendosë drejtësi në Shqipëri-Andorra

Delo.autor

ZYRTARE/ Kukësi prezanton blerjen e re, “verilindorët” firmosin me ish-futbollistin e Partizanit…

Delo.autor

COPPA ITALIA/ Juventus mposht Sassuolo-n me përmbysje dhe kalon në gjysmëfinale

Delo.autor

Leave a Comment