Futboll Sport

E FUNDIT NDESHJE ZYRTARE NË ARGJENTINË/ Messi realizon dopietë dhe e mbyll si hero: Është gjithçka kisha ëndërruar

Argjentina triumfoi pastër 3-0 në Monumental në Buenos Airies, duke konfirmuar primatin në grupin eleminator të Amerikës Latine, sa i takon kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Megjithatë më shumë se sa për fitoren e kampionëve të botës, kjo ndeshje do të mbahet mend përgjithmonë, si ndeshja e fundit zyrtare në shtëpi për yllin argjentinas, Lionel Messi. “Pleshti” luajti 90 minutat e fundit në Argjentinë, para se të marrë pjesë me kombëtaren e tij në finalet e Kupës së Botës vitin e ardhshëm. Ai i bëri një mbyllje perfektë karrierës së tij në vendin e lindjes. Në Monumental, Messi zbriti në fushë me djemtë e tij për dore dhe vendosi sfidën me një dopietë. Fillimisht pas një asisti nga Julian Alvarez, dhe më vonë në pjesën e dytë pas zhvillimeve të një goditjeje të Thiago Almada-s. Ndërsa tek goli shkoi edhe sulmuesi i Interit Lautaro Martinez, i cili hyri në listën e 5 golashënuesëve më të mirë të historisë së kombëtares.

Karriera e Leo Messit duket sikur është shkruar nga një skenarist, i cili studion me imtësi mënyra të reja për të emocionuar ata që ndjekin nga jashtë hapat e tij. Kjo ishte ndeshja e fundit përpara tifozëve të tij  me fanellën e Kombëtares, pasi ai ka lënë të kuptohet se pas Botërorit nuk do të luajë më me Seleccion-in. Në fund të ndeshjes Messi shfaqi të gjitha emocionet e tij në këtë mbrëmje tepër të veçantë për të:Të mund ta mbyll këtu në këtë mënyrë është ajo që gjithmonë kam ëndërruar. Të jem pranë njerëzve të mi… Për shumë vite kam ndjerë dashuri në Barcelonë, e ndjej ende… Por ëndrra ime ishte ta përjetoja këtë këtu në vendin tim, me njerëzit e mi.” Kam përjetuar një mori emocionesh, duke e ditur që ishte ndeshja e fundit zyrtare këtu. Kam përjetuar shumë gjëra në këtë fushë, të bukura dhe më pak të bukura, por gjithmonë është kënaqësi të luaj përpara tifozëve tanë. Sidomos pas një fitoreje. Jemi argëtuar ndeshje pas ndeshjeje për shumë vite. Për shumë vite janë thënë shumë gjëra, por mua më mbeten të gjitha gjërat e bukura, ato të grupit që provoi dhe nuk arriti të fitonte. Ato iu dhanë mua dhe disa prej atyre të grupit.”

Related posts

Abramovich s’heq dorë nga italianët: 7 emra për pasardhësin e Conte

Sadik.Autor

NË KËRKIM TË NJË PORTIERI/ Milan gati 30 milionë euro për zëvendësuesin e Donnarummës, ja dy kandidatët

Delo.autor

“ËSHTË GATI TË BËJË DIFERENCËN”/ Trajneri Martinez: Ja çfarë do të shihni nga Hazard në javët e ardhshme

Delo.autor

Leave a Comment