Futboll Sport

E BUJSHME/ Mahniti me paraqitjet në “EURO 2020”, ylli holandez shihet si pasuesi ideal i Hakimi tek Interi

Interi po vazhdon lëvizjet në merkato për të zëvendësuar të larguarin Ashraf Hakimi. Zikaltrit po kërkojnë lojtarë që kanë kosto merkatoje të përballueshme, duke parë vështirësitë ekonomike në të cilat ata gjenden. Ideja më e fundit është holandezi Denzel Dumfris, 25- vjeçari i PSV Eindhoven, i cili është paraqitur shumë mirë në “Euro 2020” me Holandën.

Klubi zikaltër është gati të ofrojë 25 milionë euro për mbrojtësin e majtë. Kujdes duhet bërë ama nga skuadra e Evertonit që duket se është e interesuar gjithashtu për të blerë lojtarin duke parë problemet që ka në krahun e majtë të mbrojtjes. Dumfris ka debutuar në futbollin profesionist në vitin 2014, duke u aktivizuar me klubin e Sparta Roterdam, me të cilët nga 2014 deri në 2017 ka luajtur 65 ndeshje.

Paraqitjet e tij tërhoqën interesin e Herenvenit që nuk pati dyshime te talenti i tij, teksa firmosi me të në gusht të 2017-ës. Me bardheblutë është aktivizuar në vetëm 33 ndeshje duke shënuar vetëm 3 gola. Loja e tij prosulmuese e ka bërë të krahasohet me lojtarë si Roberto Karlos apo Marselo, me krosimet e tij nga krahu që janë pothuajse gjithmonë të sakta. Kaq ka mjaftuar që në vitin 2018 PSV Eindhoven ta blinte futbollistin për 5,5 milionë euro.

Me ekipin e Philips-it, ai ka shfaqur talentin e tij edhe në arenën europiane. Dumfris, në dy vite nga firma e tij me PSV, është përmirësuar akoma më shumë duke u vlerësuar nga “Transfermarkt” me shumën e 16 milionë eurove. Kjo vlerë pritet të rritet akoma më shumë duke parë që Dumfris ishte protagonist në ndeshjet e kombëtares së tij në “Euro 2020”, me dy golat e shënuar, ndaj Ukrainës dhe Austrisë.

Related posts

SPECIALE/ Njihuni me disa nga talentet që mund të shkëlqejnë në Kupën e Botës

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Inter ka gati festën e titullit në kushtet e pandemisë, ja të gjitha detajet…

Delo.autor

U dëmtua kundër Lokomotivës, Felipe Luis humbet sezonin dhe Botërorin

Q.Autor

Leave a Comment