Shqipëria luan sot përballë Gjibraltarit në transfertë ndeshjen e parë historike ndaj kësaj përfaqësueseje. Një ndeshje e cila në fakt shërben vetëm si test për të provuar gjërat për atë që është sfida e vërtetë, dueli ndaj Letonisë në kualifikueset e Botërorit.
Trajneri Silvinjo ka bërë të qartë që do të përdorte duelin në fjalë për t’u dhënë minuta disa lojtarëve që kishte parë më pak, por edhe për të provuar gjëra për ndeshjen e të martës, ku duket se është përqendruar i gjithë fokusi te grupi kuqezi.
LIVE GJIBRALTAR-SHQIPËRI 0-1
69′ (p) Asani
NGJARJET KRYESORE
GJIBRALTAR 0-1 SHQIPËRI
Asani (P) 69′
KOMENTI LIVE:
90+4′ Mbyllet sfida me fitoren 0-1 të Shqipërisë!
90+3′ Asani shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
90′ Akordohen 4 minuta shtesë.
88′ Shpendi lëviz bukur në zonë dhe godet me të djathtën, por ndalet nga portieri kundërshtar.
84′ Shpendi merr një top në zonë dhe tenton dy herë të godasë, por bllokohet nga mbrojtja vendase.
80′ Zëvendësim te Gjibraltari. Largohet Pozo dhe në vendin e tij futet El Hmidi.
76′ Zëvendësim te Gjibraltari. Largohet Valarino, në vendin e tij futet Mauro.
75′ Çokaj shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
71′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Bajrami dhe në vendin e tij futet Çokaj.
70’ Bajrami i lë vendin Çokajt në radhët e Shqipërisë.
69’ Penallti për kuqezinjtë! Një top nga e djathta i Shpendit sjell prekjen me dorë të Pozo dhe gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)
63’ Xhollej ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Bajramit.
61’ Dajsinani i lë vendin në fushë Simonit në radhët e Shqipërisë.
60’ Edhe Hoxha nga e majta provon të gjejë golin, por nuk ka shënjestrën e duhur. (VIDEO)
59’ Pozo tenton nga distanca për vendasit, topi shkon shumë lart mbi traversë.
57’ Lëvizje e shpejtë e Bajramit nga e djathta, pasimi i tij gjen Shpendin i cili gjuan, por fluturon sferën lart mbi traversë.(VIDEO)
56’ Një harkim nga Balliu në të djathtën, thuajse sjell autogol pas devijimit të MekKlaferti mbi traversë. (VIDEO)
52’ Kuqezinjtë tundin rrjetën me Asanin pas një aksioni në qendër, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)
51’ Pajaziti tenton me një gjuajtje me të djathtën nga distanca, sfera shkon larg portës.
48’ Një ndërhyrje ndaj Borge sjell kartonin e verdhë për Kaçurrin. (VIDEO)
46’ Pereira, Olivera dhe Borge hyjnë në fushë për ekipin vendas.
46’ Pjesa e dytë nis me ndryshim të trefishtë te Shqipëria, ku Shpendi, Balli dhe Hoxha marrin vendin e Brojës, Hysajt dhe Dakut.
45’+4’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes.
45’+2’ Pak shqetësim në radhët e Shqipërisë pasi Broja kërkon ndihmën e mjekëve pas një ndërhyrje ndaj tij. Por ai merr trajtimin dhe më pas çohet e del vetë nga fusha për t’u rifutur menjëherë në lojë.
45′ Jepen 3 minuta shtesë.
43’ Përsëri Berisha bëhet protagonist me një gjuajtje nga distanca, këtë herë sfera devijohet nga një mbrojtës, përplaset në traversë dhe shkon jashtë. (VIDEO)
37’ Broja provon një aksion personal me një depërtim në qendër, por në fund ndalet nga mbrojtja e Gjibraltarit. (VIDEO)
34’ Berisha tenton portën me një gjuajtje të fortë nga distanca, portieri devijon në këndore. (VIDEO)
22’ Një tjetër aksion nga e majta nuk finalizohet nga Aliji i dalë në ndihmë të sulmit. (VIDEO)
20’ Del Rio tenton portën për vendasit, topi kontrollohet nga Dajsinani. (VIDEO)
19’ Një harkim nga e djathta e sulmit nuk kuptohet nga askush në zonë dhe sfera kalon pasqyrën e portës duke përfunduar në rivënie fundore për Gjibraltarin.
18’ Edhe miqtë tentojnë me një harkim në zonë që devijohet jashtë nga De Barr.
17’ Vetë Asani provon me një goditje dënimi, sfera nuk gjen portën kundërshtare. (VIDEO)
16’ Valarino ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Asanit.
15’ Aksioni i parë i rrezikshëm i kuqezinjve vjen nga e majta, me Dakun që sheh sferën e gjuajtur prej tij të bllokohet e më pas Asani nuk gjuan siç duhet drejt portës. (VIDEO)
13’ Skanlon mundohet të kalojë Kaçurrin, debutuesi i kuqezinjve e mbyll me kujdes dhe pason për Dajsinanin.
10’ Shqipëria mundohet të qarkulloje topin për të gjetur hapësira, por për momentin nuk ka të tilla për inkursionet e sulmuesve në zonë.
6’ Një top i gjatë shkon drejt zonës tonë, Dajsinani del i qetë dhe kontrollon sferën.
1’ Nis dueli në “Europa Point”
