Futboll Sport

SERIE A/ Juve-Yildiz, dashuri e përjetshme, Milan, “Max, tani është radha e jote” (FOTO)

Kjo ishte një verë e nxehtë në Serie A, mbi të gjitha për Juventus dhe Milan, me dy ekipe ekipet “big” që investuan miliona në merkato me shpresën për të zbritur Napolin nga froni. “Zonja e Vjetër” rindërtoi nga e para fazën ofensive, por qendra e projektit nuk ndryshon, gjithçka rrotullohet rreth Kenan Yildiz, me fantazistin turk që është i paprekshëm në skemat e Igor Tudor. Drejtuesit e klubit po punojnë për të blinduar Yildiz, të gatshëm për t’i ofruar një kontratë të re , të përmirësuar në terma kohorë dhe financiar:

“Juve, jeta ime”, ishte titulli kryesor i La Gazzetta dello Sport, me të përditshmen italiane që zbulon detaje të tjera. Juve dhe Yildiz kanë gjetur prej kohësh një akord total, me turkun që do të firmos një kontratë të re deri në 2030. Nga 1,5 milionë euro që përfiton aktualisht, me kontratën e re Yildiz do të përfitojë 5 milionë euro, një kontratë e denjë për “top-player”.

La Gazzetta

Në faqen e parë të La Gazzetta dello Sport, një vëmendje kryesore merr edhe merakto e Milan: “Max, tani është radha e jote”, shkruan e përditshmja italiane. Igli Tare shpenzoi afro 165 milionë euro duke ndërtuar një ekip thuajse nga e para. Nkunku dhe Rabiot ishin dy blerjet e fundit. “Askush nuk ka investuar si Milan”, shton La Gazzetta.

Related posts

E BUJSHME NË MERKATO/ Në Paris po firmoset marrëveshja, klubi i ri Neymarit do të jetë…

Delo.autor

“ÇDO KLUB KA “ADN”-NË E VET”/ Fabio Capello analizon: Juventus ka mentalitet fitues, por Sarri

Delo.autor

E PABESUESHME/ Mos e humbi këtë supergol, portieri shënon nga 80 metra (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment