Futboll Sport

KANDIDAT PËR “TOPIN E ARTË”/ Yamal nuk fshihet: Do ishte fantastike. Spanja? Mund të fitojmë Botërorin

Lamine Yamal, ylli i Barcelonës dhe Spanjës, është një nga kandidatët favorit për të fituar “Topin e Artë” këtë sezon. Nga grumbullimi me përfaqësuesen iberike, në prag të dy takimeve kundër Bullgarisë dhe Turqisë, Yamal nuk fshihet, por e pranon se “Topi i Artë” për të është një objektiv, ashtu si triumfi në Champions League me Barcelonës:

“Të fitoj Champions me Barcelonës do të ishte diçka fantastike. Njëkohësisht, të gjithë lojtarët dëshirojnë të fitojnë Topin e Artë. Të isha pjesë e listës së lojtarëve të nominuar që në moshën 18-vjeçare ishte një kënaqësi, të gjithë dëshirojnë të fitojnë Topin e Artë, kush thotë të kundërtën, gënjen”, u shpreh Yamal duke u ndalur më pas në një koment rreth ekipit përfaqësues:

Kemi një skuadër të aftë për të fituar Botërorin, gjithçka do të varet nga përqendrimi ynë. I jam shumë mirënjohës trajnerit De la Fuente, ai më mbron gjithnjë, zgjedh gjithnjë fjalët e duhura”,shtoi Yamal.

Related posts

MJAFTOJNË 4 MINUTA LOJË/ Pas një gafe në mbrojtje, sulmuesi Watkins ndëshkon Liverpool (VIDEO)

Delo.autor

Ajax-s refuzon ofertën e Justin Kluivertit nga klubi i Romës

Sadik.Autor

DHUNOI LOJTARËT E TIJ PASI HUMBËN NDESHJEN/ Flet ish-trajneri i Laçit: A jam edukator unë? Ishte thjesht debat…

Delo.autor

Leave a Comment