Futboll Sport

POLEMIKAT NË FITOREN E MILANIT/ Gjyqtarët e pësojnë për gabimin e dukshëm

Milani mundi me shifrat 1-0 Bolonjën në takimin e të dielës në Serinë A. Por në fakt, kjo fitore mund të ishte më e thellë nëse gjyqtari do të kishte mbajtur vendimin për të dhënë penallti për faullin ndaj Nkunku.

Kryesori Mateo Mercenaro sinjalizoi për penallti, por më pas u ftua nga Majkëll Fabri i VAR të shihte edhe një herë pamjet për atë aksion. Megjithatë, në vend që të shfaqte ndërhyrjen e parë të qartë të Lukumit ndaj Nkunku, ai pa vetëm të dytën gjatë aksionit, kur ndërhyrjen e bëri Frojler.

Kryesori mori vendimin të anulonte penalltinë, duke tërbuar Masimiliano Alegrin dhe lojtarë e Milanit, të cilët për fat ia dolën të merrnin fitoren në këtë sfidë pa këtë episod që të ndikonte ndeshjen. Por ky gabim kryesorit do i kushtojë të paktën një javë pushim, si dënim. Mediat italiane raportojnë se më keq pritet ta pësojë Fabri në VAR, pasi gabimi i përsëritjes është i tiji dhe për më tepër sinjalizimi se duhej të mos jepej kjo penallti, edhe pse faulli i Lukumit me shtyrjen dhe pengimin në këmbë ishte i dukshëm.

Related posts

Juventus, Allegri bën tifo për Inter dhe i frikësohet Real-it

Q.Autor

“E KA ZEMËRUAR SHUMË…”/ Trajneri i PSG: “Dembele është një futbollist i pabesueshëm, por edhe pak i çmendur”

F.autor

HUMBËN DERBIN/ Ultrasit e MILANIT kundër klubit dhe lojtarëve: Të gjithëve t’iu vijë turp!

Isa.Autor

Leave a Comment