Futboll Sport

ZYRTARE/ Ëndrra e çdo futbollisti, sulmuesi për të cilin dikur shpenzoheshin 35 milionë euro firmos në Brazil

Çdo futbollist e shfaq si ëndërr, ta përfundojë karrierën aty ku gjithçka ka nisur. Dhe në këtë rast është Uillian, që po e bën ëndrrën e tij realitet.

Dhe pse nuk do të luajë për Korinthians në Brazil, por Gremio, sërish mbetet një lëvizje për të plotësuar dëshirat e lojtarit.

37-vjeçari mbahet mend për vitet te Arsenali dhe Çelsi. Këto të fundit e blinin kartonin e Uillian për 35 milionë euro nga Anzhi në vitin 2013.

Në kohën kur spikaste, braziliani ishte një nga anësorët më të mirë në botë. Kontrata me Gremion është firmosur me vlerë deri në fundin e vitit 2026.

Related posts

Ish-ylli i Barcelonës parashikon: Ky lojtar do ta fitojë “Topin e Artë 2018”

Isa.Autor

Rikthehet në Milano/ Rafinjës: Mendova se do qëndroja te Interi, por ata…

Isa.Autor

MERKATO/ City ofron 35 mln dhe lojtarin, Juventus gati të shesë yllin (FOTO)

F.autor

Leave a Comment