Futboll

Ylli i Watford Richarlison zbulon pse qau pasi u zëvendësua ndaj Chelsea-t

Asi i Watford Richarlison tregoi se është një qaraman i madh pasi u zëvendësua në fitoren 4-1 të ekipit të tij ndaj Chelsea-t.

I riu brazilian u zëvendësua nga Javi Garcia teksa skuadra e tij ishte duke fituar 1-0 në Vicarage Road.

Richarlison was fouled as Tiemoue Bakayoko was handed a second yellow to get sent off

Dhe kamerat e TV-së e kanë kapur në lot Richarlison në stol pas ndërrimit gjatë triumfit të pabesueshëm të Hornets.

Duke folur për ESPN Brazil pas ndeshjes, Richarlison zbulon arsyen: “Po qaja pasi doja të luaja dhe të ndihmoja shokët e ekipit, por në fund ai që u fut në vendin tim bëri një punë të mirë kështu që çdo gjë në rregull.”

Vendimi i Garcia-s u duk sikur ishte i gabuar pasi sapo doli braziliani Chelsea barazoi përkohësisht rezultatin.

Tearful Richarlison sits on the bench after being taken off

Por tre gola të shpejtë i dhanë fitoren në fund të takimit vendave.

“Ka qenë një mbrëmje e paharrueshme,” është shprehur trajneri në fund të takimit.

“Jam shumë krenar për skuadrën time. Jam i lumtur për tifozët.”

 

Related posts

NDËSHKIMI NGA ATLETICO BILBAO/ Pique befason me deklaratën: Më mirë të humbasim tani, sesa…

Delo.autor

ZBULOJENI KUSH ËSHTË/ Tifozët zgjedhin këtë gol si më të bukurin e Champions League

F.autor

Sekreti i formës së mirë të Sane: Luaj si Messi

Q.Autor

Leave a Comment