Futboll Sport

KUPA E BOTËS 2026/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” për sfidën ndaj Serbisë, nesër udhëton drejt Nishit

Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot seancën e fundit stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” nën drejtimin e trajnerit Silvinjo.

Stërvitja u fokusua te përgatitja atletike, loja me top dhe provimi i skemave të ndryshme, duke përfshirë edhe goditjet në portë.Skuadra do të udhëtojë nesër drejt Nishit, ku në orën 16:30 do të zhvillohet konferenca zyrtare para ndeshjes me trajnerin dhe një lojtar, në stadiumin “Gradski stadion Dubočica”, në Leskovac.

Pas konferencës, ekipi do të zhvillojë stërvitjen e fundit në orën 17:30 për të mbyllur përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë.

Konferenca për mediat e trajnerit Silvinjo do të transmetohet live në FSHF TV dhe në kanalin zyrtar të FSHF në YouTube.

Related posts

TORINO-INTER/ Vendasit kalojnë në avantazh, shënon Izzo

Delo.autor

Sergio Ramos i BINDUR: Real Madrid do të fitojë edhe pa Cristiano Ronaldo

Isa.Autor

Gol KUQEZI tek BAYERN/ Talenti SHQIPTAR shënon në fitoren e bavarezëve

Isa.Autor

Leave a Comment