Futboll Sport

“NDESHJE E RËNDËSISHME, POR JO DEFINITIVE”/ Sylvinho para Serbisë: Objektivi mbetet vendi i dytë, kam besim te djemtë

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë këtë muaj ndeshjen vendimtare me Serbinë, e vlefshme për Grupin K kualifikues për Botërorib 2026. Pas publikimit të listës me 25 lojtarë të thirrur nga tekniku Sylvinho, ku vihet re risia e grumbullimit për herë të parë të Klinsman Cakes dhe mungesa e Ernest Muçit, ka qenë vetë braziliani që ditën e sotme ka mbajtur një konferencë për shtyp, për të dhënë shpjegime pikërish për lojtarët e thirrur si dhe se çfarë presim nga dy sfidat e radhës ajo ndaj Serbisë dhe miqësores ndaj Jordanisë.

“Pikë së pari, është një listë me 25 lojtarë dhe kemi një situatë pak më ndryshe, e dini që Ismajli pësoi një dëmtim katër ditë më parë, nuk luan në fundjavë, nuk udhëton për ndeshjen ndaj Lacios. Ne presim stafin mjekësor të klubit, të bien dakord me doktorin Stesina, Është i dëmtuar, të shohim në fundjavë situatën për të kuptuar sa më qartësisht. Nuk ka çfarë të fshihet këtu.

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES DERBI/ Engert Bakalli: Është përballje që do ta vendosin…

Delo.autor

GUARDIOLA NË SHQIPËRI/ Vllaznia kërkon trajner nga rrjetet sociale, SPANJOLLI “dërgon” CV

Isa.Autor

SKËNDERBEU MERR DHURATËN E PAPRITUR/ Mbushet arka e korcarëve

Isa.Autor

Leave a Comment