Futboll Sport

“NUK ËSHTË E LEHTË…”/ Hysaj: Te Lazio të vazhdojmë me paraqitje pozitive

Mbrojtësi i kombëtares, Elseid Hysaj iu përgjigj pyetjeve të ndryshme, pas barazimit 3-3 të Lazios, ndaj Torinos.

“Ka keqardhje pasi mund ta menaxhonim më mirë ndeshjen por duhet të jemi të lumtur se edhe mund ta humbnim. Përkundrazi, e barazuam.

Ndalesa? Të shohësh që edhe ata që kthehen nga dëmtimet na japin diçka më shumë, do të na japë ndonjë rezultat të mirë më shumë. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të mundohemi të rikuperojmë me shpejtësi ndonjë pikë.

Aktivizimi i pakët? Nuk është i lehtë por është puna jonë dhe unë duhet të jem në dispozicion të skuadrës dhe të trajnerit si dhe të bëj maksimumin kur më kërkohet. Mundohem gjithmonë të ndihmoj edhe pse nuk është e lehtë kur luan pak.

Siç e kam thënë më përpara, kur të gjithë do të jemi në dispozicion të trajnerit dhe ekipit, padyshim do të bëjmë diçka më të mirë”, – tha ai.

Related posts

“OBJEKTIVI? TË FITOJ SA MË SHUMË TROFE”/ Portieri Donnaurmma zbulon: Po mos isha bërë futbollist, ndoshta tani…

Delo.autor

LAMPARD PUBLIKON LISTËN E ZEZË/ Shikoni 10 futbollistët që janë në shitje

Delo.autor

HERRERA OSE VIDAL tek INTERI/ Spalletti kërkon një top-lojtar në mesfushë

Isa.Autor

Leave a Comment