Futboll Sport

OPTIMIZËM TE TORINO/ Ardian Ismajli pritet të rikthehet kundër Napolit

Mbrojtësi Ardian Ismajli mungoi në sfidën e fundit që Torino luajti në transfertë ndaj Romës, për shkak të një dëmtimi muskulor të pësuar në minutën e 77-të të humbjes ndaj Parmës. Ky problem fizik e detyroi Ismajlin të mungonte edhe në grumbullimin me kombëtaren shqiptare.

Sipas raportimeve nga ambienti torinez, 27-vjeçari ka ndjekur një plan të personalizuar stërvitjeje dhe po punon për t’u rikthyer në grup në seancën e fundit para ndeshjes kundër Napolit. Në klub mbizotëron një optimzëm për rikuperimin e tij, me shpresën se Ismajli do të jetë i gatshëm të forcojë një mbrojtje që ka vuajtur nga mungesat në javët e fundit.

Pas rikuperimit nga dëmtimi që e mbajti jashtë dy ndeshjeve të para të kampionatit, Ismajli u bë menjëherë titullar nën drejtimin e trajnerit Marco Baroni, duke fituar besimin e plotë të këtij të fundit.Nëse gjithçka shkon sipas planit, rikthimi i Ismajlit do të jetë një ndihmë e madhe për Torinon në përballjen e vështirë kundër Napolit këtë të shtunë në orën 18:00.

Related posts

PAS TRIUMFIT DRAMATIKE NDAJ UDINESES/ Ibrahimovic: Kjo fitore na ka ndihmuar shumë nga…

Delo.autor

Karrierë “raketë” e Odise Roshit, nga Apolonia tek shiriti me Kombëtaren

Sadik.Autor

Skënderbeu fitore bindëse ndaj Besës, vjen për provë edhe një sulmues francez

Isa.Autor

Leave a Comment