Futboll Sport

ZYRTARE/ Surpriza e Kombëtares dhe i dëshiruari i Sylvinhos, Juljan Shehu firmos kontratën e re në Poloni

Juljan Shehu ka rinovuar kontratën me Widzew Lodz. Mesfushori i kombëtares ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin polak dhe do të vijojë bashkëpunimin deri në verën e vitit 2028.

Rinovimi i kontratës vjen në një moment ku Shehu po shënon progres të dukshëm në karrierë, duke marrë gjithnjë e më shumë përgjegjësi si në kampionat, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Në verën e 2022, 27-vjeçari la Laçin dhe u bashkua me klubin polak, aty ku është bërë figurë kyçe dhe ka fituar Kombëtaren. Trajneri Sylvinho e afroi në ekip gjatë muajit mars 2025, duke e pasur titullar në katër ndeshjet e fundit në mesin e fushës.

Lajmi i rinovimit është konfirmuar nga vetë klubi polak, duke e cilësuar futbollistin shqiptar si një element të rëndësishëm për projektin afatgjatë.

Related posts

EURO 2020/ Islanda ndëshkon Hungarinë, por çfarë gafe nga portieri (VIDEO)

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Italia “ngec” përballë Polonisë, Rusia vazhdon të surprizojë

Isa.Autor

Trondit Guardiola, paralajmëron merkato me shifra astronomike në verë

Sadik.Autor

Leave a Comment