Futboll Sport

9 FUTBOLLISTË NGA SUPERLIGA/ Alban Bushi publikon listën për miqësoren me San Marinon

Kombëtarja U-21 do të zhvillojë më 10 tetor ndeshjen e radhës miqësore ndaj San Marinos, që do të luhet në stadiumin “Air Albania” në orën 17:00.

Grumbullimi zyrtar i skuadrës kuqezi do të nisë ditën e hënë në kompleksin “Tropikal” në Durrës, aty ku ekipi do të përgatitet për sfidën miqësore.

Trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me 21 lojtarë të grumbulluar për këtë ndeshje. Nëntë futbollistë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohet në kampionatet jashtë vendit.

Deri në Europianin U-21 të vitit 2027, ku Shqipëria është e kualifikuar automatikisht si vend organizator, kuqezinjtë do të zhvillojnë vetëm ndeshje miqësore. Prandaj, këto takime janë shumë të rëndësishme për të provuar grupin dhe për të parë gjendjen e skuadrës.

 

 

Më poshtë lista me 21 lojtarët e ftuar nga stafi teknik i Kombëtares U-21:

Lista

Related posts

FITOI KAMPIONATIN NGA DIVANI/ Jurgen Klopp zbulon sekretin e suksesit të Liverpool

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Dy shqiptarë në gjysmëfinale, ja kur do të zhvillohen përballjet…

Delo.autor

YLLI ARGJENTINAS NDIHET I GËZUAR TEK PSG/ Icardi rrëfen çelësin e suksesit: Ky ekip më ka ndihmuar shumë…

Delo.autor

Leave a Comment