Futboll Sport

FLICK “I LODHUR” NGA BARÇA/ Gjermani mund të kërkojë “divorcin” në fund të sezonit

Në Spanjë po rritet tensioni në shtëpinë blaugrana. Sipas të përditshmes spanjolle ABC, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, po kalon një periudhë të vështirë dhe mund të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

Trajneri gjerman, i cili mbërriti në “Camp Nou” verën e kaluar për të zëvendësuar Xavin, kishte filluar aventurën e tij me sukses të madh, duke fituar kampionatin, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës, dhe madje u shpall edhe trajneri i vitit. Por sezoni i dytë po rezulton shumë më i ndërlikuar.

Barcelona aktualisht ndodhet në vendin e dytë në La Liga, pesë pikë prapa Real Madridit, dhe loja e skuadrës nuk po bind. Përveç rezultateve, situata në dhomën e zhveshjes po bëhet gjithnjë e më e tensionuar.

Sipas raportimeve, Flick është i lodhur nga sjellja e disa lojtarëve, të cilët i konsideron “jo mjaftueshëm profesionistë”. Ndër ta përmendet edhe talenti i ri Lamine Yamal, për të cilin trajneri mendon se po trajtohet me shumë tolerancë nga klubi, duke marrë leje dhe përjashtime që kanë krijuar pakënaqësi tek pjesa tjetër e skuadrës.Burime pranë klubit thonë se Flick ndjehet i izoluar dhe i lodhur nga roli i ndërmjetësit midis lojtarëve dhe drejtuesve, dhe se po mendon seriozisht për një largim të parakohshëm, ndoshta që në qershorin e ardhshëm — një vit para përfundimit të kontratës.

Një situatë që, nëse nuk ndryshon, mund të sjellë një tjetër trazim të madh në stolin e Barcelonës, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e projektit gjerman në “Camp Nou”.

Related posts

TRIUMFON ME DOPIETËN E KEAN/ Juventusi kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë

Delo.autor

NDESHJA NDAJ MOLDAVISË/ Një vit pa barazim, ja rastësia e rezultateve të Kombëtares. Statistikat

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Reagon presidenti i UEFA-s, pas lajmeve se Liverpoolit s’do të shpallet kampion në Premier

Delo.autor

Leave a Comment