Futboll Sport

GRANIT XHAKA “MANHIT” ANGLINË/ Carragher: Blerja e sezonit, ka impakt të frikshëm

Impakti i Granit Xhakës pas rikthimit të tij në Premier Ligën angleze ka qenë i jashtëzakonshëm.

Mesfushori shqiptar, që këtë sezon mbron ngjyrat e Sandërlendit, ka udhëhequr skuadrën drejt rezultateve mbresëlënëse, duke e çuar aktualisht në vendin e katërt të renditjes.

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit dhe analisti i njohur i “Sky Sports”, Jamie Carragher, e ka vlerësuar Xhakën si blerjen më të rëndësishme të merkatos së verës.

“Për mua, ai mund të jetë blerja më e goditur e sezonit. Mjafton të shohësh numrat dhe impaktin që ka në skuadër. Nëse përmendim Manchester Cityn, mund të themi që është ekipi i Haalandit. Nuk gjej një lojtar tjetër në Premier Ligë që ka ndikim më të madh sesa Xhaka në skuadrën e tij. Realisht një blerje e shkëlqyer”, tha Carragher.

Granit Xhaka u transferua te Sandërlendi gjatë verës. Në 10 ndeshjet e para të luajtura, ai ka shënuar një gol dhe ka dhënë disa asiste, duke u bërë një prej shtyllave kryesore të ekipit.

Related posts

MILAN-BRESCIA/ Luhet përballja mes dy vëllezërve Donnarumma

Delo.autor

Milan shënon golin e parë ndaj Veronës

Sadik.Autor

CARABAO CUP/ “Përsëritjet” kthehen përsëri në raundin e katërt, për shkak të…

Delo.autor

Leave a Comment