Futboll Sport

“KRENAR PËR DJEMTË”/ Sylvinho-Duka besojnë: Play-off jo i pamundur

Anglia ishte një test luksi jo vetëm për Shqipërinë, por mbi të gjitha për Sylvinho, por tekniku kuqezi vërtetoi se objektivi i tij real ishin ndeshjet e “play-off”. Humbja 0-2 nuk i lë një shije të mirë Sylvinho-s, kjo për vetë faktin se ekipi i tij bëri një paraqitje të shkëlqyer ndaj një prej ekipeve më të forta të botë:

“Në fakt, nuk ishte një rezultat i mirë, por mendoj se djemtë bënë një ndeshje shumë të mirë ndaj një prej ekipeve më të fora të botë, favoritë për të fituar Botërorin. Jam shumë krenar për të gjithë lojtarët e mi. Tani duhet të presin shortin, por çdo gjë është e mundur. Duhet të përgatitemi për atë që na pret në play-off”.

Ashtu si Sylvinho, edhe presidenti Duka u shfaq shumë i lumtur pas ndeshjes kundër Anglisë, një sfidë e fortë ku lojtarët dhanë gjithçka:

“Sonte zemra jonë luftoi më fort se rezultati. Jam krenar për çdo hap, çdo duel dhe falënderoj djemtë për përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm. Faleminderit edhe tifozëve për mbështetjen e pakushtëzuar! Ju jeni shtylla e kësaj skuadre. Play-off-i është i yni. Sonte festojmë arritjen, ndërsa nga nesër nis puna për sfidat e marsit”

Related posts

NDRYSHIM I PAPRITUR CHAMPIONS/ Kompeticioni më i madh i klubeve drejt formulës së re

Delo.autor

JO VETËM FABREGAS/ Leonardo ka gati edhe opsionin “B”, NIS KONTAKTET me BARÇËN për SUAREZ 

Isa.Autor

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Milan-Lille. Rezultati 0-3

Delo.autor

Leave a Comment