Futboll Sport

LËVIZJE E BUJSHME NË SERIE A/ Drejtori sportiv largohet pas 6 vitesh: Presidenti e falenderon bashkë me gruan

Fiorentina po vuan në këtë sezon dhe lëvizja e bujshme sot ishte largimi i Daniel Prades. Ky i fundit mbante postin e drejtorit sportiv nga vitit 2019.

Klubi ka njoftuar vendimin e përbashkët, ndërsa raportohet vendim i 58-vjeçarit që u pranua nga drejtuesit. Vendi i parafundit në renditje duket se kishte këtë ndikim të drejtpërdrejt.

Në pikëpyetje mbetet pozita e Stefano Piolit. Trajneri i Fiorentinës numëron vetëm 4 pikë pas nëntë javësh.“Fiorentina njofton që me marrëveshje të përbashkëtët, sot është ndërprerë marrëdhënia profesionale me drejtorin sportiv, Daniel Prade. Klubi, duke filluar me presidentin Roko Komiso dhe gruan e tij Katerinën, bashkë me menaxherin e përgjithshëm Alesandro Ferrari, sinqerisht falenderojnë drejtorin për vitet e kaluara bashkë me pasion dhe profesionalizëm”, shkruhet nga Fiorentina.

Related posts

SIRENA RUSE PËR MBROJTËSIN HYSAJ/ Kapiteni i Kombëtares mund të përfundojë tek klubi…

Delo.autor

SERIA A/ Itali, këto janë skuadrat më të gjobitura të kampionatit

Sadik.Autor

Pjesa e parë/ Vllaznia për festë në Korçë, por Partizani ka në dorë gjithçka

Sadik.Autor

Leave a Comment