Futboll Seria A Sport

Drejtuesit e Napolit alarmohen për detajet e kontratës së Elseid Hysajt

Kur zërat shtohen për një kalim të mundshëm të Elseid Hysajt te Chelsea, në radhët e Napoli-t po mendojnë për një tjetër çështje për mbrojtësin shqiptar. Natyrisht që është shqetësuese nga ana monetare, por edhe fizike për trajnerin e ri Carlo Ancelotti, por edhe për strukturën e skuadrës.

Hysaj cilësohet se është një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në qarkullim në Europë, kështu që Napoli nuk dëshiron që ta humbasë, aq më tepër për një shifër më të ulët se 50 milion euro.

Mediat italiane njoftojnë se klauzola e mbrojtësit të Napolit dhe të Shqipërisë skadon më 30 qershor, pra për një periudhë të shkurtër kohore. Që do të thotë se në rast se Sarri firmos te Chelsea dhe në rast se kërkesat e tij aprovohen nga presidenti i “Bluve të Londrës” Abramovich, ai pritet që të marrë me çdo kusht mbrojtësin.

Por, nga ana tjetër, në Napoli, presidenti Aurelio De Laurentiis është duke punuar për të rinovuar kontratën e klauzolës së Hysajt. Klauzola e tij vlen 50 milion euro këtë sezon, ndërsa thuhet se në “San Paoli” kërkojnë që ta mbajnë edhe për sezonin e ardhshëm, ku ai do të jetë nën urdhrat e trajnerit Carlo Ancelotti.

Duke iu referuar gazetës së përditshme “Il Corriere del Mezzogiorno”, presidenti i Napoli-t e ka gati kontratën e re për ish-lojtarin e Empoli-t, të cilit i është rritur vlera në treg si dhe është një nga më të kërkuarit.

Related posts

PARA NDESHJES CHAMPIONS NDAJ TOTTENHAMIT/ Drejtuesit e Ajaxit publikon letër emocionuese tifozëve: Një nderim për të gjithë ju që…

Delo.autor

E BUJSHME/ Sergio Ramos pranon uljen e rrogës, por me një kusht

Delo.autor

SFIDA NDAJ ZVIRCRËS PËR “QATAR 2022″/ Mancini: Nëse duhet të kundërsulmosh duhet ta bësh, mund të…

Delo.autor

Leave a Comment