Futboll Sport

SPEKTAKËL NË LONDËR/ Tottenham dhe Man. United barazojnë 2-2! Dy gola u shënuan në shtesë

Angli – Premier League e futbollit në Angli nisi këtë të shtunë raundin e 11-të. Në Londër, Tottenham dhe Manchester United barazuan 2-2 në një ndeshje që dhuroi emocione deri në sekondat e fundit.

Përballja nisi me frikën e dy skuadrave për mos pësuar, por Tottenham ishte më kërkuese. Megjithatë, kalimi i minutave bëri që United të shihte nga sulmi dhe goli nuk mungoi. Në minutën e 32-të, pas një rrëmuje në zonë, krosimi i Diallo u shfrytëzua bukur nga Mbeumo, që me kokë kaloi “Djajtë e Kuq” në epërsi.

Me nisjen e fraksionit të dytë Spurs kërkuan barazimin, por diçka e tillë erdhi vetëm në minutën e 84-t. Tel, i cili kishte pesë minuta në fushë barazoi për 1-1 pas një pasimi të Udogie. Fundi i ndeshjes ishte “i çmendur” pasi Richarlison përmbysi momentalisht ndeshjen për Tottenham.

Goditja e Odobert u devijua me shpinë nga braziliani dhe tifozët vendas me të drejtë nisën festën. Mirëpo, në aksionin e fundit të ndeshjes ishte de Ligt që barazoi për 2-2. Bruno Fernandes krosoi nga këndi dhe holandezi gjeti golin e parë sezonal dhe të pikës për United.

Pas 11 javësh të luajtur në Premier League, momentalisht Tottenham mban vendin e tretë me 18 pikë. Po me 18 pikë Manchester United e gjen vendin në pozitën e shtatë.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Juventus-Napoli. Rezultati 1-0

Delo.autor

DËMTIMI I SULMUESIT REBIC/ Pioli zbulon gjendjen e lojtarit: Në qoftë se ai nuk do jetë gati…

Delo.autor

LIVE/ KASTRIOTI dhe KAMZA duan “ilaçin”, skuadrat luajnë për maksimumin

Isa.Autor

Leave a Comment