Futboll Sport

U-17/ Kualifikueset e Euro 2026, Shqipëria humbet 3-0 kundër Kroacisë

Kombëtarja U-17 luajti sot ndeshjen e dytë në raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2026 ndaj Kroacisë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Trate Nedelišće” u mbyll me fitoren e Kroacisë 3-0.

Trajneri Fatjon Tafaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Klejton Uruci (GK), Kostantinos Varesi (C), Xhoel Mezani, Ettore Pierro Dennis, Petro Marku, Dion Vata, Mattias Allasufi, Armend Muslika, Frensi Mali, Sokol Uldedaj, Daniele Lulaj.

Kroacia mori avantazhin në minutën e 10-të me Luka Bartolovic. Në minutën e 26-të Matej Milicic dyfishoi rezultatin, ndërsa Juraj Frigan shënoi të tretin në të 35-ën.

Fraksioni i dytë nisi me tre ndryshime për Shqipërinë. Nga loja dolën Frensi Mali, Daniele Lulaj dhe Armend Muslika, ndërsa u aktivizuan Simon Uldedaj, Ermal Ymeri dhe Elson Himallari. Gjatë pjesës së dytë skuadra u përpoq të reagonte, duke krijuar disa mundësi për shënim, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Takimi u mbyll me shifrat 3-0 për Kroacinë.

Përballja e fundit për Kombëtaren U-17 në raundin e parë kualifikues do të jetë ndaj Kazakistanit më 17 nëntor në orën 11:30.

Related posts

Fate të kryqëzuara, Lazio-Inter dhe përballja e vitit 2005

Sadik.Autor

RENDITJA NË SUPERIORE/ Ka përsëri arrati në krye, ja si ndryshon situata pas javës së 12…

Delo.autor

IRANI MERR VENDIMIN HISTORIK/ Lejon hyrjen e femrave në stadium pas…

Delo.autor

Leave a Comment