Futboll Sport

KRISJE NË KOMBËTARE/ Armand Duka anashkalon dhe s’e takon Brojën pas festës në Andorra

Fitorja e Shqipërisë 0-1 në Andorra ishte historike, pasi për herë të parë Kombëtarja do jetë pjesë e play-off të një Kupe Bote, duke synuar fazën finale. Suksesi i djeshëm nuk ishte i plotë, pasi pas ndeshjes sulmuesi Armando Broja u pa i dëshpëruar dhe i vetëm në stolin e ekipit.

Me futbollistët dhe stafin që rendi drejt tifozëve për të festuar, sulmuesi Broja qëndroi i vetëm dhe kamerat e fokusuan të trishtuar. Sylvinho e hodhi në fushë 23-vjeçarin nga minuta e parë, por e largoi pas 59 minutave lojë për t’i bërë vend Uzunit, nga këmbët e të cilit erdhi edhe pasimi final për golin e Asllanit.

Me Brojën që më shumë e ka me veten, ashtu siç u shpreh edhe Sylvinho pas ndeshjes, klima në ekip është prishur disi. Që Broja nuk po gjen formën as me Burnley dhe as me Kombëtaren kjo është e dukshme.

VIDEO
Si të mos mjaftonte kjo, në festën për në dhomat e zhveshjes presidenti i FSHF-së, Armand Duka, nuk e ka përqafuar Brojën, ashtu siç bëri me futbollistët e tjerë. Në një video që po qarkullon në kanalet e komunikimit, duket Broja jo shumë në formë që largohet dhe Duka që nuk e përqafon apo uron.

Related posts

“Eja dhe Tako Ilir Latifin”/ Njoftimi i fundit i kampionit të njohur të peshave të rënda (FOTO)

Sadik.Autor

Talenti Kluivert, gjigantët e Evropës pas tij: Do të doja të luaja te Barcelona, pse jo edhe në Angli

Q.Autor

E RËNDË/ Sulmohet futbollisti i Skënderbeut, në pranga bien dy persona

F.autor

Leave a Comment