Futboll Sport

52 VITE PRITJE/ New York Knicks fiton NBA Cup, “thyen” San Antonio Spurs në finale

Skuadra e New York Knicks fitoi trofeun e NBA Cup nw Las Vegas, pas triumfit 124-113 në finale ndaj San Antonio Spurs. Një trofe që vjen në qytetin nju-jorkez 52 vite pas titullit kampion në NBA të vitit 1973.

Një ndeshje në përgjithësi e ekuilibruar e vendosur në periodën e tretë, kur New York shkëputet dhe e ruan avantazhin deri në fund. Edhe pse 7 lojtarë të San Antonio realizuan mbi 10 pikë kjo s’mjaftoi për të fituar.

Edhe për New York plot 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, por diferencën e bënë lojtarët lider, ku OG Anunoby realizoi 28 pikë e Jalen Brunson 25 pikë. Pikërisht ky i fundit mori edhe trofeun MVP të finales.

Related posts

Shaqirin në Ligën e Kampionëve, klubi anglez gati ta paguajë klauzolën e gjilanasit

Sadik.Autor

Conte nuk është i shqetësuar për të ardhmen te Chelsea

Sadik.Autor

NUK I REZISTOI DOT/ CR7 postoi një foto me Messin: Shumë i lumtur që jam kthyer në fushë dhe shënoj sërish

F.autor

Leave a Comment