Futboll Sport

WERNER “NËN HIJEN” E LUKAKUT/ Bayerni kërkon ta rikthejë në Bundesligë

Transferimi i Romelu Lukakut te Chelsea, ka bërë që sulmuesi gjerman Timo Werner të humbë vendin në formacion dhe të zbresë poshtë në hierarkinë e sulmuesve, situatë që nuk po i pëlqen aspak.

Pikërisht për këtë arsye, futbollisti po mendon rikthimin në Bundesligë, këtë herë te Bayern Munich, aty ku do të gjejë si trajner Julian Nagelsmann, nën drejtimin e të cilit ka shkëlqyer në sezonin 2019-2020 te Leipzig.

Sipas mediave gjermane, drejtuesit e Bayernit të Mynihut kanë folur me sulmuesin dhe kanë një akord paraprak, ndaj tani pritet të nisin negociatat me Chelsea-n, për të marrë Werner që në muajin janar në “Allianz Arena”.

Chelsea shpenzoi 55 milionë euro për të marrë Werner një vit më parë nga Leipzig, megjithatë duke qenë se tani sulmuesi nuk bën pjesë në planet e Tuchel, mund ta lërë të lirë për një shifër prej 40-45 milionë eurosh.

Related posts

RIKTHEHET CHAMPIONS LEAGUE/ Këto janë tetë ndeshjet e ditës së sotme

Delo.autor

MANCINI ME MISION TË VËSHTIRË/ “Njeriu i rekordeve” në kombëtare në moshën 35-vjeçare

Delo.autor

DUELI I PËRJETSHËM/ Rivaliteti MESSI – RONALDO vijon, “PLESHTI” ka më shumë…

Isa.Autor

Leave a Comment