Futboll Sport

BOTËRORI 2026/ U buzëqesh fati, Argjentinës, Brazilit dhe Gjermanisë, Franca gjen Senegalin, ja kundërshtarët e Italisë në rast kualifikimi

Të premten sytë e gjithë botës ishin të përqëndruara në Washington, aty ku u hodh edhe shorti për fazën e grupeve të Botërorit 2026. Shqipëria dhe Kosova mësuan rivalët e tyre në rast se do të bëjnë të mundur realitet ëndrrën për të marrë pjesë në Botëror, por interesi ishte shumë I madh për të mësuar edhe fatin e kombëtareve të mëdha e pretendente për ngritjen e trofeut.

Kështu kampionët e botës, Argjentina do të nis objektivin për mbrojtjen e titullit nga sfida ndaj Algjerisë, ndërsa në grup do të gjejnë edhe Austrinë e Jordaninë.

Spikat Grupi I, ku janë Franca, Senegali dhe Norvegjia, duke qenë deri diku grupi më i balancuar, ndërsa për bigët e tjera situate duket shumë më e thjeshtë.

Brazili I Carlo Ancelottit ndodhet në grupin C së bashku me Marokun, Haitin dhe Skocinë, ndërsa i lehtë rrugëtimi edhe për Gjermaninë, që në grup do të ketë rival plotësisht të kalueshëm si Ekuadori, Curucao dhe Bregu i Fildishtë. Ndërkohë përballje interesante do të jetë edhe ajo mes Anglisë e Kroacisë në grupin L.

Italia nëse arrin të kualifikohet në Botëror do të jetë pjesë e grupit B, së bashku me Canadanë, Qatarin dhe Zvicrën.

Botërori do të hapet me ndeshjen Meksikë-Afrikë e Jugut në 11 qeshor, në stadiumin Azteka në Meksiko. Kupa e Botës, e cila do të zhvillohet nga 11 qeshori deri në 19 korrik në tre shtete, SHBA, Meksikë e Kanada.

Ky do të jetë Botërori më i madh në histori me 48 skuadra, të cilat u ndanë në 12 grupe me nga katër të tilla. Dy të parat e çdo grupi dhe tetë të tretat më të mira do të kalojnë në fazën me eliminim direkt.

Related posts

“KA SHPENZUAR SHUMË NË MERKATO”/ Mourinho beson: Ky klub mund të fitojë Championsin

Delo.autor

UEFA PUBLIKON FORMACIONIN/ Ja lojtarët më të mirë të kualifikuesve të Europianit (FOTO)

Delo.autor

Southampton kontakton ish-trajnerin e AC Milan…

Q.Autor

Leave a Comment