Futboll Sport

E ZBULON VJEHRRA E TIJ/ Dibala do të shkojë te Boka Zhuniors për shkak të… Orianës

E ardhmja e Paulo Dibalës duket gjithnjë e më larg ngjyrave verdhekuqe të Romës. Sinjalet që vijnë nga Argjentina nuk janë më thjesht zëra merkatoje, por tregues konkretë të një ndarjeje që mund të ndodhë në fund të sezonit.Pas interesimit të vazhdueshëm të Boka Zhuniors dhe afrimit të mikut të tij Leandro Paredes, “zjarrit” i ka hedhur benzinë edhe një zë nga brenda familjes. Bëhet fjalë për Katherin Fulop, vjehrrën e “La Joya”-s, e cila ka zbuluar një prapaskenë personale që mund të ndikojë drejtpërdrejt në zgjedhjet profesionale të sulmuesit argjentinas.

E ftuar në emisionin “Otro dia perdido”, Fulop deklaroi hapur: “Është Oriana (bashkëshortja e tij) ajo që dëshiron të largohet nga Roma”. Një deklaratë që shton dyshimet mbi të ardhmen e Dibalës dhe e bën gjithnjë e më të mundshme një rikthim në Argjentinë që nga muaji qershor

SnapInsta.to_581768198_18542005036039533_1186447170559786804_n SnapInsta.to_583443005_18542005045039533_837048420940098171_n SnapInsta.to_581965879_18542005018039533_2443344254149210817_n SnapInsta.to_582028661_18542005009039533_6406672200437775794_n SnapInsta.to_582278028_18542005000039533_1747988622743016287_n SnapInsta.to_582424329_18542004988039533_1177171001762637485_n

Related posts

PREKËSE/ AGUERO fton në shtëpinë e tij tifozin 10 vjeçar që vuan nga KANCERI (FOTO)

Isa.Autor

KAMPIONATI BOTËROR I BASKETBOLLIT/ Turqia bën “vetëvrasje” ndaj USA

Delo.autor

Mesfushori SHQIPTAR transferohet tek ekipi i ri, por mbetet pjesë e Superligës zvicerane (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment