Futboll Seria A

Bonucci beson te Champions dhe bën premtimin e çmendur

Leonardo Bonucci ndihet më optimist se kurrë. Mbrojtësi i jep një votë sezonit të Milanit deri në këtë moment. “Gjashtë e gjysmë. Objektivi ishte të ktheheshim në Champions, unë e pranova këtë sfidë me ëndrrën për të luajtur aty, por tani është e vështirë. Por ne jemi ende në garë. Sigurisht që duhet t’i fitojmë të gjitha takimet, nga e radhës deri në fund. Çfarë do të bëja nëse sigurojmë një vend në Champions? Mund ta bëj mjekrën bionde.” Bonucci foli edhe për “armiqësinë” me tifozët bardhezi. Italiani theksoi se mënyra e tyre e të sjellurit nuk e acaron atë, përkundrazi e karikon më shumë. Te “Zonja e Vjetër” ai ka kaluar momente fantastike.

Napoli – “Napoli pësoi rënie kur doli nga kupat? Pati një luhatje normale por përpara ka përballjen direkte. Pak pushim u shërben të gjithëve. Unë personalisht sa më shumë luaj, aq më mirë jam dhe po rikarikohem pas pushimit dimëror. Të luash një herë në javë të vë më shumë në presion mendor, sepse mendon gjatë gjithë ditëve për atë takim dhe akumulon tension”.

Roma – “Përmbysja e Romës ishte emocionuese dhe zbavitëse për ta parë nga jashtë. Përgëzoj Di Francesco-n për lëvizjen taktike dhe për agresivitetin që ai bëri ekipin të sillej në fushë. Me Liverpool them se Roma do të luajë fort dhe u uroj suksese atyre, pasi aty luajnë shumë shokë të kombëtares.

Buffon – “Në këto vite karrierë mendoj se Gigi ka ndërtuar një imazh të një futbollisti perfekt. Asnjëherë nuk është ankuar, nuk ua ka vënë gishtin të tjerëve dhe gjithnjë ka qenë element kryesor. Fjalët në Madrid janë fryt i një frustrimi të diçkaje që ka ngelur e papërmbushur. Më vjen keq se nëse do të fitonte Champions do të ishte qershiza mbi torte e një karriere perfektë”.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Para se të hidhej shorti e mësohej rivali, ja si u shitën biletat

Delo.autor

Milan nuk njeh limite, arrin marveshjen me një tjetër lojtar…

Q.Autor

Barcelona me mision të veçantë në Paris, kërkon zëvendësusesin e Iniestës

Isa.Autor

Leave a Comment