Futboll Kategoria Superiore Sport

“ISHIM TË GJITHË FRIKËSUAR NGA TËRMETI”/ Rrëfen trajenri Cungu: Duhet të jemi gati për gjithçka…

Laçi do të presë në shtëpi Falmurtarin ditën e diel, në një ndeshje ku kurbinasit do të kërkojnë të marrin tre pikët.

Me ardhjen e Armando Cungut në drejtimin e ekipit, bardhezinjtë kanë pësuar një rritje të ndeshje në lojë dhe në rezultate duke u futur kështu në garë për titullin kampion. Pikërisht Cungu ka dhënë një intervistë për “Supersport”, ku është shprehur se ekipi është gati për ndeshjen e radhës:

“Jemi gati për Falmurtarin, dhe kemi të gatshëm edhe Fangajn i cili rikthehet pas pezullimit. Në fushë do të zbresim për të marrë më të mirën. Nuabueze ka shfaqur problem me gripin, por nesër bashkohet me grupin dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës.”, theksoi fillimisht Cungu. armando cungu

Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm para pak ditësh, i cili solli viktima dhe dëme të shumta. Nuk mund të rrinte pa folur edhe për këtë temë, teksa tregoi se si e përjetoi edhe ekipi i tij këtë: “Futbollistët e mi ishin të trembur dhe të frikësuar nga ajo që ndodhi. Unë u mundova që t’i bëj ata të kuptojnë se e tillë është jeta dhe ajo vazhdon. Duhet të jemi gati për gjithçka. Shpresoj që të rregullohet gjithçka dhe në qytetet të nisin aktivitetin ashtu siç po rinis futbolli”, u shpreh Cungu.

Related posts

5 MUAJ PA SHËNUAR/ Talenti rus i Monacos rikthehet tek goli (VIDEO)

Delo.autor

Skënderbeu ‘trembet’ në 45 minuta nga Kukësi/ ALITI gjen fajtorin: Fusha është në gjendje shumë të…

Isa.Autor

ZYRTARE/ La Liga zbulon datat, ja kur luhen ndeshjet e prapambetura të Real-it dhe Barcelona-s…

Delo.autor

Leave a Comment