Sport

LARA COLTURI NË PODIUM/ Skiatorja shqiptare përfundon në vendin e 3-të në garën e slalomit

Skiatorja shqiptare Lara Colturi vijon të magjeps me performancat e saj. Ditën e dielë në garën e slalomit, Coulturi mundi të ngjitej në podium, duke përfunduar në vendin e 3. Lara Colturi rikthehet në podium, ndërsa pati një konkurrencë tepër të forte, pasi përballë kishte emra të mëdhenj si Michela Shiffrin dhe Camille Rast.

Në një tjetër performancë të jashtëzakonshme në Kupën e Botës, Lara Colturi ka përfunduar në vendin e 3-të duke rikthyer sërish emrin e saj në podiumin botëror. Në garë morën pjesë emra të mëdhenj të skive ndërkombëtare, ku u dalluan:

Michela Shiffrin (Shtetet e Bashkuara) – vendi i 1-të

Camille Rast (Zvicër) – vendi i 2-të

Lara Colturi (Shqipëri) – vendi i 3-të

Me këtë rezultat të shkëlqyer, Lara konfirmon formën e saj konkurruese dhe vendos një tjetër pikë kyçe në rrugëtimin drejt Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, ku pritet të jetë një nga pretendentet kryesore për medalje në disiplinat teknike.

Related posts

CHAMPIONS/ Interit i vijnë kujtimet e “tripletës” në Camp Nou, Hysaj në misionin e pamundur përballë “vrasësve” francez

Isa.Autor

ZYRTARE/ Mesfushori Ozil shpëton nga “burgu i Arsenal-it” prezantohet në klubin e ri…

Delo.autor

Lionel Messi nxjerr mësime nga humbja me Francën, mendon…

Sadik.Autor

Leave a Comment