Futboll Sport

MUAJT E PARË TE BURNLEY/ Broja: I lumtur këtu, gjithçka më ndryshe se te Chelsea

Armando Broja po kalon muajt e parë te skuadra e Burnley. Në një intervistë të dhënë për klubin, sulmuesi kuqezi e ka pranuar se përshtatja ka qenë e vështirë.

“Ia kam kaluar mirë deri tani. Ka qenë e vështirë, por ia kam kaluar mirë. E kam shijuar. Është shumë ndryshe nga jeta në Chelsea, por po e shijoj këtu në veri. Më pëlqen, është diçka ndryshe. Mendoj se njerëzit këtu janë më të këndshëm.

E mendoj këtë sepse njerëzit këtu janë më miqësorë. Është më e lehtë për të folur, më e lehtë për të dalë me të gjithë.

Të gjithë janë shumë të mirë. Edhe kur del jashtë, kur ulesh në kafene, të gjithë janë shumë të mirë”- tha Broja. Deri më tani, Broja ka shënuar një gol.

Related posts

FESTA E FITËR BAJRAMIT/ Shaqiri uron në shqip me trofeun e Championsit (FOTO)

Delo.autor

MUNGUAN KRIKOT GJIGANTE, FESTA MË E THATË E BAYERN/ Neuer u lajmërua me autoparlant: Eja merr trofeun (VIDEO)

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Drita drejt historisë, kampionët kosovar 45 minuta larg kualifikimit

Isa.Autor

Leave a Comment