Bundesliga Futboll Sport

MUNGUAN KRIKOT GJIGANTE, FESTA MË E THATË E BAYERN/ Neuer u lajmërua me autoparlant: Eja merr trofeun (VIDEO)

Ishte ora 17:34 në Volfsburg: “Manuel, ja ku është trofeu juaj!” Dorëzimi i trofeut të Bundesligës është momenti më i rëndësishëm i sezonit. Në një kampionat normal ky trofe dorëzohet nga shefi i ligës gjermane. Por këtë herë për arsye sigurie nga “COVID-19”, kapiteni i Bajernit, Manuel Nojer, duhet ta marrë vetë “Meisterschalen”.

Nuk ka shtrëngim duarsh dhe as birra. Familjet e lojtarëve nuk janë në stadium. Shkurt ceremonia më e shkurtër, e thatë dhe e çuditshme në të gjithë historinë e Bundesligës. Pas fitores 4-0 në Volfsburg, menaxherja e skuadrës së Bajernit, Katlin Kryger, merr nga një kuti medaljet që normalisht duhet të ndaheshin nga Kristian Saifer, shefi i ligës gjermane dhe ia dorëzon skuadrës fituese. Tomas Myler, në mungesë të birrave merr një kovë me ujë dhe ia hedh Zirkzes.

Skuadra mblidhet në mesin e fushës dhe nis të festojë titullin e 30-të. Saifert mban një fjalim të shkurtër në fushë duke uruar skuadrën e Bajernit për titullin e fituar, por nuk e prek atë. Nojer është i detyruar ta mbajë vetë atë, pas tij vijnë me radhë, Levandovski, Myler dhe Kysons. Fotografitë nuk mungojnë teksa të gjithë lojtarët bavarezë duan të dalin me trofeun prestigjioz. Sigurisht që nuk munguan edhe brohoritjet “Campeones, Campeones”.

Intervistat pas ndeshjes u zhvilluan të distancuara ashtu siç ishin parashikuar në protokoll. Hansi Flik dhe stafi i tij kishin gjithashtu kënaqësinë për të prekur trofeun. Ishte i pari për trajnerin 55-vjeçar të bavarezëve. Gëzimi në fytyrën e tij ishte i dukshëm. Me të drejtë, pasi mund të themi me plot gojën se ky ishte titulli më i vështirë për Bajernin e Mynihut.

Related posts

DRIDHET INTERI/ NUK KA RINOVUAR: ICARDI konfirmon të ARDHMEN pas eliminimit nga CHAMPIONSI

Isa.Autor

U KAP I DEHUR/ Gjykata e Londrës DËNIM SHEMBULLOR për portierin Lloris

Isa.Autor

Barça me fat, por Kili akoma më shumë

Sadik.Autor

Leave a Comment