Futboll Sport

ZYRTARE/ Reali shkarkon Çabi Alonson pas disfatës së Superkupës: Është legjendë dhe ka përfaqësuar vlerat e klubit tonë

Çabi Alonso nuk është më trajneri i Real Madrid. Klubi ka bërë të ditur një ditë pas disfatës në Superkupën e Spanjës se spanjolli nuk ishte më në drejtimin e ekipit dhe se i hapte kësisoj rrugën një tjetër zgjidhje të madrilenëve që po e shohin veten shumë larg pritshmërive që kishin kur afruan teknikun nga Leverkuseni.

Alonso mbijetoi në pankinën e Realit vetëm 232 ditë dhe 34 ndeshje, në një periudhë ku rrallëherë tekniku dukej në lartësinë e duhur apo të kishte mbështetjen e plotë të klubit. Përplasjet e tij të vazhdueshme edhe publike me lojtarët, bënë që në fund të ishte ai që paguante për sezonin deri tani me shumë telashe të madrilenëve.

Related posts

“NË FUTBOLL MË I VOGLI NGJITET NË MAJËN E EVERESTIT”/ “Sir” Ferguson: Unë munda Real Madridin në…

Delo.autor

BOCA JUNIORS FITOI TITULLIN KAMPION/ Tevez puth në buzë Maradonën për… fat (VIDEO)

Delo.autor

LAJM I MIRË PËR INZAGHIN/ Kristjan Asllani rikuperohet nga dëmtimi përpara ndeshjes me Juventusin

F.autor

Leave a Comment