Futboll Sport

DËMTIMI I BËHET MAKTH/ Mesfushori i Kombëtares që po shkëlqente në Seria A mungon ndaj Interit

Medon Berishës i është kthyer në makth dëmtimi, që pësoi më 12 dhjetor. Ishin minutat e para ndaj Pizës, kur u detyrua të largohej i dëmtuar. Fillimisht u tha se do të qëndrojë vetëm një muaj jashtë fushës së blertë, por parashikimi rezultoi i gabuar.

Berisha nuk do të jetë i gatshëm as në stol nesër, ndërsa Leçe do të përballet me Interin. Mesfushori i Kombëtares vijon të stërvitet i diferencuar nga pjesa tjetër e grupit.

Tashmë bëhen 11 javë të Seria A, që Berisha i ka humbur. 22-vjeçari po shkëlqente para dëmtimit, ndërsa numëronte dy gola dhe tre asistime.

Related posts

Aubameyang: Kisha dyshimet e mia për Lacazette

Sadik.Autor

Pagliuca i thur elozhe shqiptarëve: Strakosha i jep pikë skuadrës dhe bravo Tares…

Q.Autor

E KËRKON REALI/ GJOBA e Courtois prej… mijë euro afron DIVORCIN me CHELSEAN

Isa.Autor

Leave a Comment