Futboll Sport

KUPA E MBRETIT/ Atletico në gjysmëfinale, Lookman debuton si hero, gol dhe asist për sulmuesin nigerian

Atletico Madrid siguroi kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, duke mposhtur Real Betis me rezultatin e thellë 0-5 në Sevilje. Skuadra e Diego Simeones e mbylli praktikisht ndeshjen që në pjesën e parë, duke kaluar në avantazh 0-3 brenda 37 minutash, përpara se të shënonte edhe dy herë të tjera në fraksionin e dytë.

Protagonist absolut i mbrëmjes ishte Ademola Lookman. Sulmuesi nigerian, i transferuar nga Atalanta për 35 milionë euro, e nis si titullar dhe la shenjë: shënoi golin e 0-3 në minutën e 37-të, me një veprim individual në zonë, dhe më pas dhuroi asistin për golin e 0-4, të realizuar nga Griezmann.

Një debutim bindës për Lookmanin, i cili u konfirmua gati që në ndeshjen e tij të parë si titullar me fanellën e Atletikos. Në minutat e 79-të, numri 22 i Colchoneros u zëvendësua nga Vargas, mes duartrokitjeve.

Dy skuadrat do të përballen përsëri të dielën, më 8 shkurt, në Metropolitano, kjo herë për kampionatin spanjoll. Ndërkohë paraqitja shumë e mirë e Lookman në debutim me skuadrën madrilene nuk ngeli pa marrë pamjen e mediave spanjolle. “Dominues” dhe “Me Lookman është një histori tjetër”, ishin dy titujt kryesorë të prestigjozeve madrilene “Marca” dhe “AS”.

Related posts

Mourinho nxjerr në shitje Mkhitaryan, ja kush është zëvendësuesi i tij

Delo.autor

FITORE HISTORIKE ME BULLGARINË/ Shpresë të madhe për “Dardanët” drejt kualifikimit (VIDEO)

Delo.autor

MANCHESTER UTD NË EPËRSI/ Ka shënuar Pogba nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment