Futboll

Ish-gjyqtari Sokol Jareci: Në futbollin shqiptar ka presione për favorizime, duhet futur VAR-i

Java e shkuar e Kategorisë Superiore u shoqërua me shumë gabime nga ana e gjyqtarëve. Në një prononcim për emisionin “Zona Gol”, ish-gjyqtari ndërkombëtarë, Sokol Jareci, që tashmë mban postin e shefit të sektorit të arbitrimit në FSHF ka deklaruar se në futbollin shqiptar ka shumë trusni dhe kërkesa për favorizime. Në fund Jareci shton se në Shqipëri është i nevojshëm përdorimi i VAR-it.

Detyrë shumë e vështirë të jesh arbitër, por në disa raste vendimet janë tërësisht të pajustifikueshme?
Në fakt, të jesh arbitër është profesioni më i vështirë. Duhet të evidentojmë se probleme me arbitrat nuk ka vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Nuk dua të justifikoj gabimet evidente, por në futboll ka pasur, ka dhe do të ketë gjithmonë paragjykime dhe kontestime mbi vendimet e arbitrave.

A ekziston presioni nga ana e presidentëve, ndaj arbitrave, për favorizime?
Po, për fat të keq, por në masë të vogël. Duhet të kuptojmë se jetojmë në një vend të vogël dhe ku këto lloj situatash janë të përhapura në çdo fushë. Nuk është se pranohen kërkesat për favorizime, por krijohet një klimë presioni dhe çon në gabim arbitrat.

A ka një strategji që të hapet më shumë në sasi, Shkolla e Arbitrimit, që të ketë më shumë arbitra në qarkullim?
Ne aktualisht kemi shumë arbitra dhe nuk mund të evidentoj mungesë burimesh njerëzore. Më shumë mungon besimi te arbitrat e rinj, sesa mungesë të këtyre të fundit. Është profesion i vështirë, por ashtu si me futbollistët, duhet t’i jepet besim edhe arbitrave të rinj dhe të mbështeten edhe kur gabojnë. Një arbitër i mirë nuk bëhet në shkollë, por në fushë, duke drejtuar sfidat.

Për sa kohë mund të vendoset VAR-i te ne?
Kjo është totalisht në dorën e klubeve, pasi e thashë se duhet një investim shumë i madh për të instaluar teknologjinë. Natyrisht që mund të ketë një investim disi më minimal sesa në ligat kryesore, sepse mund t’i besohet fillimisht vetëm 2-3 kamerave, për të rritur numrin e tyre me kalimin e kohës. Gjithsesi, kam mendimin që duhet VAR-i edhe këtu.

Related posts

Rekord, Manchester United vendos të paguajë 105 milionë euro për “yllin” e Serie A

Sadik.Autor

“ÇMENDURI”/ Bota në kaos prej Koronavirusit, në Bjellorusi luhet derbi i Minskut! (FOTO)

Delo.autor

FOTO/ Sulmi ndaj trajnerit Memelli, kush është djali i agresorit që do t’i ofrohej ekipit të parë

Sadik.Autor

Leave a Comment