Kombëtarja shqiptare mësoi mbrëmjen e kaluar e saj në edicionin e ri të Nations League. Të pozicionuar në Ligën C, kuqezinjtë bëjnë pjesë në grupin C1, ku do të përballen me Bjellorusinë, Finlandën dhe San Marinon.
UEFA ka zyrtarizuar sot edhe kalendarin e ndeshjeve. Shqipëria do të nisë fushatën më 26 shtator në ora 20:45 në shtëpi ndaj Bjellorusisë. Më 29 shtator, kuqezinjtë udhëtojnë drejt San Marinos, me sfidën e tyre të parë në orën 20:45, ndërsa më 3 tetor do të përballen në transfertën e Finlandës në orën 15:00.
Më 6 Tetor, Kombëtarja rikthehet në shtëpi për sfidën ndaj San Marinos, takimi i programuar në orën 20:45, ndërsa më 12 nëntor do të presë Finlandën në një tjetër përballje të rëndësishme në orën 20:45. Fushata mbyllet më 15 nëntor në transfertë ndaj Bjellorusisë në orën 18:00.
Kalendari i plotë i ndeshjeve të Kombëtares shqiptare në Nations League
Shqipëri – Bjellorusi, ora 20:45, 26 shtator 2026
San Marino – Shqipëri, ora 20:45, 29 shtator 2026
Finlandë – Shqipëri, ora 15:00, 3 tetor 2026
Shqipëri – San Marino, ora 20:45, 6 Tetor 2026
Shqipëri – Finlandë, ora 20:45, 12 nëntor 2026
Bjellorusi – Shqipëri, ora 18:00, 15 nëntor 2026
